leoni

Përkujtohet dëshmori Hetem Hasaj në 19 vjetorin e rënies

Familjar, përfaqësues institucionesh, miq e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin mbledhur në vendin e rënies së dëshmorit Hetem Hasaj në Gajre, në 19 vjetorin e rënies. Në manifestimin përkujtimor, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, çmoi lartë kontributin e dëshmorit Hetem Hasaj, duke shtuar se lirinë që sot e gëzojmë, është ndërtuar mbi themelet e ujitura me gjakun e dëshmorëve. Ai tha se dëshmorët dhe të rënët për atdhe, do të skaliten me shkronja të arta në historinë e Kosovës. Manifestimin e përshëndeti në emër të OVL-së së UÇK-së Shefket Troni, ndërsa në emër të familjes, përshëndeti dhe falënderoi për pjesëmarrje djali i dëshmorit Hetem Hasaj. Në fund u shfaq një program i vogël artistik. Tek pllaka përkujtimore tek vendi i rënies janë vendosur lule, ndërsa janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …