Time Kadrijaj

Time Kadrijaj e AAK-së reagon për marrëveshjen e demarkacionit, Vjosa Osmani ka manipuluar

Pas komunikatës së AAK-së dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth ndryshimit të pikave të marrëveshjes së demarkacionit edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila është edhe anëtare e Komisionit për Politike të Jashtme. Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka akuzuar kryetaren e këtij komisioni Vjosa Osmani se ka manipuluar me komisionin.

“Vjosa ka manipulu me komisionin sepse të gjithë anëtarët e komisionit me përjashtim të LDK-së kemi votuar për marrëveshjen e arritur në mes liderëve e që është bë publike nga kryeministri Haradinaj. Ndryshimi i vetëm ka qenë në pikën 1.2 që në fund të paragrafit i shtohet si orientim. Kjo ka qenë marrëveshja dhe për këtë kemi votuar. Çka ka dalë jashtë kësaj është manipulim me komisionin dhe votat e deputetëve. As në seancë e as në komision nuk është sjell asgjë e shkruar nga ato që po supozohet që janë votuar por veç janë lexuar paragrafët”, ka shkruar Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …