leoni

David Schwendiman

Entuziazmi i tepruar për të ndëshkuar çlirimtarët e Kosovës, i ngel në fyt kryeprokurorit, David Schwendiman

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale për krime lufte, David Schwendiman, është larguar nga detyra, për faktin se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e ka kryer siç duhet punën, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”. Schwendiman ka thënë se nuk ka njohuri nëse kërkimi për pasardhësin e tij ka nisur ende, është ankuar se ende nuk iu ka dhënë asnjë garanci. Ai ndihet i zhgënjyer jashtëzakonisht, meqë detyrën e kishte marrë me shumë entuziazëm, mllef e urrejtje kundër çlirimtarëve shqiptarë.  Që dy javësh, ka vetëm heshtje rreth kësaj çështjeje është ankuar ai gjatë një bisede telefonike me redaksinë e gazetës.  “The Guardian”.  Pas largimit të tij,  zëvendësi, Kwai Hong Ip, do të marrë përsipër detyrën si Prokuror i Specializuar i Përkohshëm që të sigurohet vazhdimësi në punën e filluar. Mandati i Gjykatës Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të gjoja krimeve të luftës të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër policisë serbe dhe kolaboracionistëve të tyre që përfshin periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

Masakra mizore që kryen serbët në Reçak, më 15 janar 1999

David Schwendiman, mbase edhe nuk dinte apo nuk donte ta dinte se kush i kishte kryer krimet e tilla monstruoze, jo vetëm në Reçak, por në qindra fshatra e lokaliotete të Kosovës.

Entuziazmi, tash për tash u ka ngelur në fyt edhe jugo-gazetarëve, bijve të ish dhe tani prokurorëve  e gjyqtarëve shqipfolës në Kosovë, të cilët fillimin e punës së Gjykatës Speciale kundër luftës së UÇK-së e quajnë Epope, duke e vënë përballë Epopesë së UÇK-së dhe Komandantit Legjendar,  Adem Jashari.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …