Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Kompleksin Memorial të Masakrës së Reçakut. Ai me këtë rast ka përkujtuar të rënët e martirët të njërit prej sulmeve më barbare të forcave serbe, 17-vjet më parë gjatë luftës së fundit në vendit tonë. Masakra e Reçakut, ka qenë moment i kthesës kur bota përparimtare demokratike në përgjithësi, ishte bindur në natyrën kriminale të regjimit të Millosheviqit. “Prandaj përvjetori i kësaj masakre, mbetet njëri prej momenteve më të dhimbshme dhe më domethënëse në historinë më të re të Kosovës”, thuhet në komunikatën e AAK-së, lidhur me vizitën e kryetarit Haradinaj, në Reçak.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …