Komunikatë e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës në lidhje me politikat diskriminuese të Shtetit kundër shqiptarëve

Komunikatë e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës në lidhje me politikat diskriminuese të Shtetit kundër shqiptarëve

Studimi i ri i publikur nga platforma krahasuese comparis.ch është edhe një dëshmi për atë që dihet që moti: pronarët shqiptarë të veturave paguajnë shumë më shumë për polisat e sigurimeve të veturave se sa pronarët e ngasësit e Zvicrës. Dhe jo vetëm: shqiptarët paguajnë më shumë krahasuar edhe me grupet tjera të të huajve.

Kjo politike e çmimeve nga ana e sigurimeve është skandaloze dhe diskriminuese. Për më tepër, kjo politikë nuk është aspak e kuptueshme. Jemi te vetëdijshëm qe tarifat e sigurimeve llogariten në bazë te riskut – grupet që paraqesin rrezik më të madh për dëme në komunikacion paguajnë tarifa më të larta. Fakti që të huajt, e sidomos shqiptarët janë të detyruar të paguajnë më shumë për sigurimin e veturave, nënkupton që kompanitë e sigurimeve shqiptarët i shohin si grupin me rrezikshmërinë më të lartë për të shkaktuar dëme në komunikacion. Një praktikë e tillë është thjesht paragjykuese e diskriminuese. Për më tepër praktika, e kompanive të sigurimeve është edhe jo e logjikshme: Nëse grupi etnik i shqiptarëve pra na qenka aq i rrezikshëm në komunikacion, ku qëndron dallimi në kualitetin dhe aftësitë e ngasjes së automjetit ndërmjet një shqiptari që jeton në Zvicër me vizë B ose C, dhe një shqiptari të natyralizuar (që ka marrë nënshtetësine zvicrane)? Nëse para natyralizimit ka qënë vozitës i keq e ka shkaktuar shumë dëme – e kësisoj ka “kontribuar” që shqiptarët paguajnë çmime 100% më të larta se sa zvicranët – a thua është bërë automatikisht vozitës më i mirë e më pak i rrezikshëm, e kësisoji paguan shumë më pak pas natyralizimit? Cka ka ndryshuar konkretisht te ngasësi?

Kompanitë e sigurimeve u kanë borxh klientëve të tyre shqiptarë përgjigje të qarta rreth kësaj teme. KSHZ kërkon transparence të plotë në përllogaritjen e premive të sigurimeve. Në cilat të dhëna e statistika mbështeten kompanitë e sigurimeve kur bëjnë përllogaritjen e tarifave për pronarët shqiptarë të veturave. KSHZ kaherë ka ngritur zërin kundrejt kësaj padrejtësie dhe do të vazhdojë të angazhohet për barazi dhe eliminim të praktikave diskrimuese ndaj shqiptarëve në Zvicër.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës

Për më tepër informata:

Jeton Kryeziu, Kryetar, Nat. 079/ 732 62 73, E-mail: [email protected]

Avni Binaku, Nënkryetar, Nat. 078/ 804 44 06, E-mail: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …