Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në listën e renditjes së nivelit të pagave në vend është i 69-ti. “Kryeministri juaj është në vendin e 69-të. Janë 60 zyrtarë tjerë që marrin pagë më të lartë se kryeministri. Në bazë të rangut të përgjegjësisë, kryeministri, ministrat, kryetari i Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor s’mund të jenë në vendin e 69-të. Por mosguximi për t’u përballur me disa situata tregon gjendjen e vendit”, ka thënë Haradinaj gjatë interpelancës parlamentare për rritjen e pagave . Ai ka thënë se vendimi për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar është për trajtim në Gjykatën Kushtetuese. “Kjo temë është në Gjykatën Kushtetuese prandaj vendimin e kemi pezulluar dhe si do që të merret vendimi ne do ta respektojmë”, ka thënë kreu i Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …