Zëvendëskryeministri Pacolli mohon marrëveshjen me Listën Serbe: Dikush po gënjen me qëllim të keq

Zëvendëskryeministri Pacolli mohon marrëveshjen me Listën Serbe: Dikush po gënjen me qëllim të keq

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka reaguar pas raportimeve në media se ai ka bërë marrëveshje me Listën Serbe për ta shtyrë ratifikimin e demarkacionit.  Ai ka thënë se një gjë e tillë është e ulët dhe se dikush po gënjen qëllimshëm.

“Derisa po qëndroj në Japoni, po lexoj disa tituj se gjoja unë në marrëveshje me serbët paskam sabotuar votimin e marrëveshjes së demarkacionit! Sa e ulët është kjo! Dikush po genjen qëllimkeqshëm. E vërteta është se unë thjesht kam treguar për informatën (që serbet, të merkurën nuk do të votojnë), në menyrë realiste, pa folklorizem”, ka shkruar Pacolli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …