leoni

Mogherini

Mogherini: Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës

 Federica Mogherini përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Siguri, deklaroi se gjashtë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor e kanë rrugën të hapur që përfundimisht të anëtarësohen në Bashkimin Europian.“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Gjeografia, historia dhe kultura na bashkojnë. Të gjashtë vendet partnere kanë mundësinë të vazhdojnë rrugëtimin drejt BE-së”, shprehet Mogherini. Por sipas saj mbetet ende shumë punë për t’u bërë në reformat kyçe, si sundimi i ligjit, drejtësia dhe të drejtat themelore.“Si partneri më i fuqishëm i rajonit, BE-ja është e angazhuar ndaj Ballkanit Perëndimor”, deklaron Mogherini. Mbështetja për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor është konfirmuar edhe nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, gjatë vizitës zyrtare që zhvilluan pak ditë më parë, në Tiranë. “Për ne, Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria, veçanërisht, janë vende miq, aleatë dhe partnerë që kanë një perspektivë evropiane. Konstatoj me kënaqësi që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progrese, sepse ka marrë shumë reforma strukturore në shumë fusha në jetën tuaj kombëtare, të cilat janë impresionante.  Nëse këto vazhdojnë në këtë rrugë reformash, kjo do t’i lejojë Shqipërisë që Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e negociatave”, deklaroi Juncker në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin, Edi Rama.  (ATSH(

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …