Duke reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvend, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po kalon nga një ekstrem në tjetrin. Në kohën kur është dashtë të ndalojë hedhjen e veve dhe gazit lotsjellës, që ka ngjarë dhjetëra herë në këtë Kuvend, ai jo që nuk e ka ndaluar hedhjen e gazit, por nuk ka sjell asnjë masë siç e parasheh Rregullorja e Punës së Kuvendit. Deri dje lejonte të futej dhe hidhej gaz në Kuvend, kurse sot ju merr fjalën deputeteve?!!!Kështu nuk menaxhohet institucioni më i lartë i shtetit. Prandaj duhen ndryshime, ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …