Kryetari i Kuvendit, Kadri Vesli priti në takim ambasadoren e Francës dhe atë të Italisë

Kryetari
i Kuvendit, Kadri Vesli priti në takim ambasadoren e Francës në vendin tonë, Maryse Daviet dhe atë të Italisë, Andreas Ferrarese. Në këto takime,
kryekuvendari Veseli foli për rëndësinë e realizimit të agjendës legjislative,
punën e grupeve dhe komisioneve parlamentare, si dhe sfidat me të cilat u
përball Kuvendi në sesionin vjeshtor. Përkushtimi ynë për realizimin e
detyrimeve tona ligjore e kushtetuese është i vazhdueshëm. Prioritet yni mbetet
krijimi i kushteve për punë normale në Kuvend, finalizimi i procesit të
liberalizimit të vizave dhe angazhimi maksimal në procesin euro-integrues.
Ndërkohë ambasadorja Daviet dhe
ambasadori Ferrarese shprehen mbështetjen e plotë për agjendën euro-integruese
të Kosovës dhe punën në legjislativin e Kosovës, duke theksuar se ligjet që
aprovohen në Kuvend dhe iniciativat e tjera kuvendore, ndikojnë në tërë
procesin që aspiron Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …