Epopeja e UÇK-së

Më 5, 6 dhe 7 Mars 2018, mbahet manifestimi jubilar gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’

Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së  Kosovës nën patronatin e Kryeministrit z. Ramush Haradinaj me datat 5, 6 dhe 7 Mars 2018, organizon manifestimi gjithë-popullor  ,,Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’. Në kuadër të manifestimit të përgjithshëm, me datën 5 mars 2018, ftohen mediat që të përcjellin manifestimin e FSK-së për “Epopenë e UÇK-së” në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë: Forca e Sigurisë së Kosovës me datë 5 mars 2018, nga ora 11:00, organizon  ceremoninë për manifestimin e  “Epopesë së  UÇK-së”. Në ora 11:00, në pistën e kazermës “Adem Jashari”,  do të fillojë manifestimi me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së. Të pranishëm do të jenë udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve,  Familja Jasharaj, veteran të UÇK-së, mysafirë të lartë, qytetarë, etj.

Në këtë rast para të pranishmëve fjalime do të mbajnë;

1.-Presidenti  Republikës së Kosovës zoti Hashim Thaqi

2.-Ministri  për Forcën e Sigurisë së Kosovës zoti Rrustem Berisha

3.-Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama

4.-Një pjesëtar i familjes Jasharaj

FSK mirëpret të gjithë qytetarët që do gjejnë kohë dhe mundësi për tu bashkëngjitur në këtë manifestim jubilar, të 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …