Në një intervistë për BBC, kryeministri i Kosovës duke folur për gjykatën Speciale ka thënë se pavarësisht respektimit të vendimeve të OKB-së, është e natyrshme që kjo Gjykatë Speciale të përballet me kritika të shumta, dhe çështja kryesore në këtë rast është fakti që kjo është përpjekja e katërt për sjelljen e drejtësisë në Kosovë, tani me një Gjykatë një etnike. Kosova ka qenë e hapur për të kaluarën, për të vërtetën dhe për të drejtën e viktimave të luftës, OKB-ja është marrë gjatë gjithë kohës me gjykimin e të dyshuarve për krime lufte, njerëzit në botë duhet të dinë që kjo është edhe një përpjekje më shumë për të sjellë drejtësi në Kosovë, e para ishte e Kombeve të Bashkuara, e dyta ishte Gjykata e Hagës, ndërsa e treta është Gjykata e EULEX-it. Kosova respekton Gjykatën Speciale, mirëpo është e rëndësishme të shprehet se kjo Gjykatë do të përballet me kritika të shumta edhe nga shumë ekspertë ligjor të se drejtës ndërkombëtare theksoi mes tjerash Haradinaj në intervistën e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …