KK i Malishevës bëhet me plan pune dhe mori disa vendime tjera me rëndësi

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka përfunduar mbledhjen e tretë të rregullt, e cila ka zgjatur dy ditë, ndërsa ka miratuar një varg çështjesh, duke filluar nga plani i punës për vitin 2018, e deri në formimin e disa komiteteve dhe komisioneve, si dhe ka ndarë dy lokacione, njëra për ndërtimin e objektit të qendrës për pajisje për dokumente dhe asaj për regjistrim të automjeteve dhe tjetra për ndërtimin e Qendrës për Banim Social. Fillimisht KK i Malishevës, miratoi planin e punës së Kuvendit të Komunës, për vitin 2018, e më pas ka miratuar edhe kërkesën e kryetarit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të lokacionit për ndërtimin e Qendrës për Pajisje me Dokumente dhe Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve. Po ashtu Kuvendi Komunal, mori vendim edhe për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës së Banimit Social në Malishevë. Në këtë mbledhje, janë miratuar edhe kërkesat e Kryetarit të Komunës, për formimin e komisionit për vlerësues për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme publike, pastaj kërkesa për formimin e komisionit për ankesa për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, si dhe është miratuar edhe kërkesa për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Po ashtu, është marrë vendim edhe për formimin e komiteteve për Kulturë, Rini dhe Sport, pastaj komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, komitetin për Familje të Dëshmorëve, Invalid dhe Veteran të Luftës, komitetin për Planifikim urban, Kadastër, Turizëm, Mbrojtje të mjedisit dhe Monitorim të Projekteve Publike, komitetin për Diasporë dhe komitetin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe kanë miratuar emrat e dy përfaqësuesve nga komunitetet pakicë në Komitetin për Komunitete. Kuvendi i Komunës së Malishevës, mori vendim edhe për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve. Në mbledhjen e tretë, anëtarët e KK të Malishevës, janë njoftuar edhe për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollorë 2017/2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …