leoni

Ministri Lluka së bashku me zëvendes-kryeministrin Pacolli takohen me homologët japonezë, Seko dhe Kono

Ministri Lluka së bashku me zëvendes-kryeministrin Pacolli takohen me homologët japonezë, Seko dhe Kono

Ministri i Zhvillimit Ekononik, së bashku me zëvendes-kryeministrin e Parë, Behxhet Pacolli, po qëndron në Tokio të Japonisë ku ka zhvilluar në sërë takime të rëndësishme, me përfaqësues të Qeverisë japoneze, institucioneve financiare dhe bizneseve. Fillimisht Ministri Lluka dhe zëvendes-kryeministrin Pacolli janë takuar me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko, kurse më pas ishim të ftuar në darkë pune nga Ministri i Punëve të Jashtme, Taro Kono me të cilin biseduan për  projekte të ndryshme që mund të financohen nga JICA përmes kombinimeve të granteve dhe kredive të buta, me fokus në sektorin e ujërave, energjisë, edukimit dhe sektorit privat. Ministri Kono nga ana e tij, premtoi që këtë vit do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë për të marrë informata rreth projekteve që do t’i financoj JICA. Ndryshe, Japonia ka dhënë rreth gjysmë miliard euro donacion që nga paslufta dhe konsiderohet si një ndër donatorët kryesor në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …