Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur në një takim Manfred Richter, ish-deputet gjerman, anëtar i bordit të Fondacionit Friedrich-Naumann-Stiftung dhe ish-kryebashkiak i Bremerhafen. Gjatë këtij takimi ministrja Reshitaj e njoftoi ish-deputetin gjerman me prioritetet e saj, veprimet dhe projektet që ajo është duke i realizuar në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Reshitaj falënderoi shtetin gjerman për kontributin e dhënë Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë edhe ndihmën që sot qeveria gjermane po jep për mjedisin, përmes GIZ-it dhe KFW-së. Nga ana tjetër ish deputeti Manfred Richter, përgëzoi ministren për vullnetin dhe përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, dhe rikonfirmoi përkrahjen e pa rezervë të shtetit që ai përfaqëson, për Kosovën dhe ministrinë e mjedisit në veçanti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …