Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Mësuesit shqiptarë në vitet ‘90 i kishin rezistuar kohës

Shqiptaret dje nuk ishin pjese e aleancave te mëdha ata ishin bisht i zgjatur i sundueseve te huaj, sic jane edhe sot, paksa me ndryshe, sepse qytetaret e Kosoves nuk jane te lire, ata jane te sunduar nga qeverit vendore, njera pas tjetres. Nuk eshte larg koha kur Policia dhe ushtria serbe ne Kosove vetefinancohej, ne menyre te “bute” permes diganave, tatimeve dhe plaçkitjeve te perditshme te bizneseve te rexhistruara, por edhe qytetareve te thjeshte. Ata (shqiptaret) jo vetem qe u larguan dhunshem nga puna, nga serbet, por ata ua moren edhe objektet zyrtare dhe ato arsimore, duke i lene ne rruge. Prandaj te flasish sot për nje politike te menqur nga lideret e atehershem dhe” institucionalistet” e LDK-se eshte hipokrizi…

Cili eshte dallimi i krimineleve serb dhe viktimave shqiptare, eshte psikologjia e masave dhe deshira për liri… pra cilat ishin rezultatet konkrete te fitueseve dhe humbeseve gjate historise? Ne lirine e konceptinim si liri e shprehjes poetike, e kritikes letrare dhe kenges, jo te perpjekjeve te vazhdueshme për rrezistence  te organizuar kolektive. Ne kuptuam vone se clirimi nuk eshte shprehje artistike e shprehur permes poezise dhe kenges, por sakrifica për liri. Eshte e vertete qe ne ishim pa miqe, edhepse iu ndihmuam te tjereve te ndertojne shtete. Mungesa e guximit per ndryshime ishte instaluar ne kokat e akademikeve dhe intelektualeve shqiptare, ndryshe si mund te arsyetohet fakti qe organizatore te demonstratave ishte rinia, e cila demtohej, ndersa nuk pesonte elita-profesoret e tyre. Pse ndodhi keshtu nuk eshte analizuar asnjehere për të nxjerre perfundime, por fakti qe jane te paautoritetshem flet vet. Zakonisht historianet shqiptare na “bindin” se jemi race intelegjente dhe e guximshme, cilat jane faktet? Gjendet perhere arsyetimi se ishim pa miqe, dhe se Serbia kishte “nënën Rusi”, dhe poashtu na kane “edukuar” se serbet jane qyqare dhe frikacak, e si i zgjeruan ata kufijte, sigurisht jo me poezi dhe me kenge! Eshte fat i madhe qe per shkak te pozites gjeografike, rrethanave politike ne bote, por edhe te pragmatizmit nuk jemi zhbe. Shume popuj autokton, te vjeter ne bote, kane humbur krejt!!! Eshte rregull kudo ne bote ardhacaket zgjerohen, zhvillohen, punojne me shume, arsimohen me shpejt se vendasit dhe keshtu zene hapesiren…” nuk i dhash shkaqet si ka ardhur te kjo, duhet plotesuar metej faktet, shume te qendrueshme… Ndoshta une e kam gabim i “indoktrinuar” nga faktet qe kam pare ne SHBA per vendasit autokton “fiset indiane” qe jetojne ne rezervate ne Oklohama ne South Dakota, shume prej tyre jetojne ne minimumin e ekzistences ne tende najlloni, te lidhur me krimin dhe te dhene pas alkoolizmit, te pa arsimuar.. Nje kohe ne te njejtat kushte kane jetuar edhe zezaket, por ata fale aftesive fizike “shitur e stershitur” dhe eres se industrializimit dhe kerkesave te industrise per punetore ne fabrika, po edhe fale kushteve te arsimimit kane perparuar. Kjo nuk ishte e njejte me autoktonet “nativet” ngase ata ishin analfabet, nuk kishin alfabet te shkruar, as nuk shkruanin poezi si  shqiptaret… Dhe ne SHBA shkuan ardhacaket ndertuan hekurudhat, shfrytezuan resurset natyrale…, dhe me pune ndertuan Ameriken e sotme. Permes shfrytezimit por edhe dijes, erdhen te gjitha racat e botes, dhe e gjeten veten, u arsimuan, hapen biznese…, derisa vendoret nuk shfrytezuen benefitet e vendit… E njejta gje ndodhi edhe ne Prishtine shume nga “vendalit” benin qefe, ishin “ustaj” dhe bashkejetonin me serb. Prishtina dhe Kosova filloje te lulezoje fale rinise se shkolluar, punetoreve ne fabrika, ngase keshtu u rrite dhe u popullzua Prishtina… dhe ketij ndryshimi i kontribuam te gjithe edhe legalistet edhe ilegalistet (si pjese e levizjes) edhe une si “bisht” i levizjeve qe ishim studente. Kerkuam dhe punuam per me shume te drejta shqiptare dhe reagonim kunder politikes zyrtare qe plaçkitete qytetaret institucionalisht, e njejta gje po perseritet sot, por ne menyre shume më të eger, ne emer te votes qytetare.

Ne cilin rast u ndihmuan serbet nga ruset, trumbetohet shume kjo por e verteta eshte me ndryshe, ata luftuan vet dhe e ben Evropen qe ti kthej syte nga ballkani. Historikisht serbet ishin te privilegjuarit e Evropes.

Shqiptarert sot si pasojë e këtyre pushtimeve kane vërshuar anë e kënd botës por as nuk e kan mendjen e as nuk rikujtojne ata që me mjete paqesore luftuen pushtuesit në çdo cep ku ata kanë merguar, te tille ka mjaft ne diaspore. Ne duhet te rikujtojme te gjithe ata qe luftuan pushtimet e hershme, por edhe te rejat, duhet te rikujtojme te bemat e tyre ne cdo ngjarje festive, qe vendi nga vijme dhe te rinjte te kuptojne si erdhem ne kete dite ku jemi sot dhe kush udhehoqi dhe trokiti ne dyert e zyrtareve amerikane për te ndriquar te gjitha ato ngjarje dhe ata heronje te heshtur qe hapen dyert e administrates amerikane deri në këto ditë,  çka mund ti themi kësaj harrese të çuditshme, duke mos akceptuar si akt apo si fat tonin normal.

Duhet ta dim dhe te mos harrojm se po të mos kishin rezistuar prinderit tane, gjyshërit e stergjyshërit tone, qe më vullnetin e pathyeshem edukuan shume gjenerata numri i atyre qe  do madheronin pushtetin jugosllav do te ishte shume me i madhe. ne festa do te kendonin serbisht. Mesuesit, arsimdashesit i rrezistuan kohes dhe shperndan mesazhin më të mire se shkollimi i mirefillte eshte baza e shtetesise dhe shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …