Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj priti në takim diplomatin e shquar të SHBA-ve, William Walker

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Ramush Haradinaj priti në takim diploamtin e shquar të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, William Walker, që po qëndron në vendin tonë në prag
të përkujtimit të masakrës së Reçakut. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari i
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj
i shfaqi
mirënjohje ambasadorit Walker, për rolin e tij në etapa të ndryshme të zhvillimeve
në Kosovë, posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke
mbrojtur viktimat e pafajshme dhe duke e klasifikuar vrasjen e tyre – krim
kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …