Komuna e Deçanit ka marrë vendim që në shenjë
respekti dhe mirënjohje për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës, William
Walker t’i ndaj çmimin “Shkëlzen Haradinaj”. Në një njoftim për media nga kjo
komunë bëhet e ditur se çmimi do të ndahet të shtunën, më 16 janar, në një
ceremoni solemne organizuar nga kryetari i komunës Rasim Selmanaj. Përveç
çmimit “Shkëlzen Haradinaj”, humanisti, William Walker do të nderohet edhe me
“Mirënjohje Qyteti”. William Walker ka qenë shef i OSBE-së në Kosovë gjatë
vitit 1998-1999 ndërsa ishte Woker që më 15 janar të vitit 1999 masakrën e
Reçakut e cilësoi si krim kundër njerëzimit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …