Trump, Merkel dhe Macron fajësojnë Assadin për sulme kimike mbi popullatën civile në Siri

Trump, Merkel dhe Macron fajësojnë Assadin për sulme kimike mbi popullatën civile në Siri

Kryetari amerikan, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel janë pajtuar që qeveria e  vrastarit sirian,  Bashar al-Assad të mbahet përgjegjëse, për sulmet kimike kundër populltatës civile. Kjo do të zbatohet për përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Assadit, për sulmet e saj kundër civilëve dhe për bllokimin e ndihmës humanitare, është thënë pëmes një deklarate. Në një bisedë të ndarë, presidenti Trump dhe ai francez, Emmanuel Macron kanë premtuar se do të ndëshkohen të gjithë ata që janë përgjegjës, në përdorim të armëve kimike, ka njoftuar presidenca franceze. Macron, ka theksuar se do të ketë përgjigje të ashpër në koordinim me aleatët tanë amerikanë, në rast të dëshmisë së ka pasur përdorim të armëve kimike që kanë shkaktuar vdekjet e civilëve, është thënë në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …