Aeroplanët luftarakë të Turqisë kanë goditur forcat kriminale të Bashar Assadi në rajonin Afrin të Sirisë, duke vrarë të paktën 36 prej tyre, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas Reutersit, forcat siriane, kanë depërtuar në rajonin e Afrinin në javën e kaluar në mbështetje të milicisë kurde, të cilët janë cak i operacionit të nisur nga Turqia në muajin janar. Sipas Vëzhguesit, sulmet ajrore kanë goditur kampin Kafd Jina, duke shënuar herën e tretë brenda 48 orësh, që aeroplanët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar forcat pro-qeveritare në Afrin. Forcat Demokratike Siriane që janë në aleancë me Njësitet për Mbrojtjen e Popullit kanë thënë përmes një deklarate, se sulmet ajrore turke kanë goditur pozicionet e kontrollura nga ushtria siriane për pesë orë. Kryeministri turk, Binali Yildrim ka thënë se forcat shtetërore kanë pushtuar qytetin Rajo nga militantët. Mirëpo milicët kurdë të Sirisë kanë qenë një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në luftën e kësaj të fundit kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …