Lama: Në pamundësi për t’i bërë presion Serbisë BE-ja po i bënë presion Kosovës

Deputetja nga radhët e Lidhjes
Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka thënë se Kosova duhet ta ndalë dialogun me
Serbinë. Ajo ka shtuar më tutje se temat që po diskutohen me Serbinë janë duke
u rinegociuar pasi ato janë negociuar në Bruksel ku është fituar edhe Pavarësia
e Kosovës. Unë jam kundër zhvillimit të dialogut me Serbinë në këto rrethana në
të cilat ndodhemi tani sidomos me atë përmbajte që është dhe me mungesën e
vizionit të Bashkimit Evropian për ta udhëhequr këtë dialog. Kosovës po bëhet
presion jo sot, por edhe në të kaluar dhe ky presion po i bëhet, sepse vet
Bashkimi Evropian nuk po ka guxim të përballet me Serbinë e cila mbështetet nga
Rusia, ka theksuar deputetja, Alma Lama.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …