Kryetar Jashari mori pjesë në ”shtegun e Shpresës”, në vrapimin 100 kilometërsh

‘’Shtegu i shpresës’’ të shtunën filloi në Prekaz, vrapimi 100 kilometërsh përgjatë vatrave kryesore të rezistencës gjatë luftës në Kosovë me 3 dhe 4 mars 2018 dhe do të përfundojë në Koshare. Ky aktivitet u organizua për të shënuar 20 vjetorin e fillimit të luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në këtë aktivitet i cili filloi në Prekazin Heroik mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Conell, ish – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, si dhe shumë pjesëtar të ambasadave në Kosovë, pjesëtar të FSK-së, pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe shumë të rinj. Këtë ngjarje e nderoi edhe më shumë prania e Rifat Jashari, cili i dhuroi flamurin Kombëtar dhe atë të Kosovës, zonjës, Arineta Mula- drejtoreshë e Kosova Trail Running Association, si simbolik për fillimin e Shtegut, pastaj vazhduan dhe vendosën kurora lulesh pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari. Në ora 12:40, filloi vrapimi 14 km,- deri në Kompleksin e varrezave në Likoshan dhe pastaj vrapimi 100 km, për të vazhduar deri në fund të shtegut në koshare. Pas përfundimit të vrapimit 14 km në Likoshan, Kryetari, Jashari, së bashku me kryesuesen e kuvendit komunal në Skenderaj, Fatbardha Haliti, si dhe Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, me stafin e tij, ndan medalje për vrapuesit të cilët përfunduan vrapimin 14 km. Në fund Kryetari Jashari, Lladrovci, ambasadori O’Conell, dhe drejtoresha, Arineta Mula vendosen kurora lulesh në Kompleksin e varrezave në Likoshan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …