Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka treguar se për çfarë ka biseduar në takimin me përfaqësues të Komitetit të Bashkimit Evropian për Aspekte Civile të Menaxhimit të Krizave. Sipas tij, për të qenë pjesë e BE-së, Kosova duhet të plotësoj standarde ndërkombëtare, andaj institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje më të mëdha se kurrë për të arritur përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave. Duke qenë përgjegjës për hartim të politikave të sundimit të ligjit, ministri Tahiri ka bërë të ditur se në pesë muajt e fundit ka sponzoruar projektligje që mundësojnë efikasitet më të lartë dhe vendimtar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
