Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Serbinë lidhur me mbrojtjen raketore që planifikon ta blejë nga shteti mik, Rusia. Zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Ben Rhodes ka thënë se një konflikt i mundshëm mes SHBA-së dhe Rusisë, në frymën e Luftës së Ftohtë, nuk do të ishte aq konstruktiv, si dhe sipas tij nuk do të ishte në interesin e Serbisë dhe rajonit që të futej në lojë mes këtyre dy superfuqive. Ai ka thënë se vendet e rajonit duhet të marrin vendim për të ardhmen e tyre, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO. Ai tha se SHBA-ja është gati që të nis diskutimet me Rusinë lidhur me mbrojtjen raketore në Evropë për t’u siguruar që ky sistem mbrojtës nuk është kundër SHBA-së.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …