Vazhdon vrasja e fëmijëve dhe civilëve sirianë nga intervencionistët rusë

Disa fëmijë u vranë dhe 25 persona të tjerë u plagosën në sulmin e  forcave ajrore ruse në shkollën fillore në vendbanimin Zibdije të qytetit, i cili  Halep kontrollohet nga kryenigritësit sirianë, antiessadistë. Mbrojtja Civile, në Halep ka bërë të ditur se aeroplanët rusë kanë goditur shkollën, duke shkatërruar tërësisht objektin ku në momentin e sulmit ndodheshin një numër i madh i fëmijëve. I njëjti burim njofton se të plagosurit me ndihmën e Mbrojtjes Civile dhe prindërve të tyre janë transportuar në një spital aty pranë dhe se në mesin e tyre disa e kanë jetën në rrezik, ka bërë të ditur Agjencia “Anadolu”. Forcat ajrore ruse gjatë ditëve të fundit nuk bombardojnë vetëm vendbanimet civile por edhe shkollat në Halep. Para dy ditësh u bombardua shkolla në Anjar, dje është goditur xhamia në qendër të Halepit, ndërsa sot edhe kjo shkollë. Rusët po tentojnë të hakmerren për humbjet në front duke vrarë civilë dhe fëmijë ka deklaruar siriani, Ahmed Ebu Ammar.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …