PDK i bën thirrje gjithë spektrit politik për dialog institucional ndërpartiak

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovë mbajti  mbledhjen e rregullt, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend. Pas debatit dhe diskutimeve, Kryesia ka theksuar nevojën për normalizimin e plotë të situatës politike dhe krijimin e kushteve për funksionimin e institucioneve të vendit, në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe normat demokratike. Ajo shpreh besimin se zgjidhja e situatës aktuale duhet të bëhet nëpërmjet dialogut politik në institucionet e Kosovës dhe i bën thirrje gjithë spektrit politik për dialog institucional ndërpartiak, pa përjashtim. PDK-ja do ta fuqizojë partneritetin ndërkombëtar, në funksion të forcimit të shtetit, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje më ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, është thënë në komunikatën e PDK-së.

 

PDK-ja në këtë mbledhje të Kryesisë ka kundërshtuar aktet e dhunës të ushtruara ndaj institucioneve shtetërore dhe organeve të rendit, si dhe fton qytetarët të distancohen nga të gjitha aktet e dhunës. “Partia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë aktivitete më të gjëra dhe më intensive në terren me të gjitha strukturat e saj, e përkushtuar për të treguar se rruga e vetme e forcimit të sovranitetit, zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të shtetit tonë, është respektimi i institucioneve legjitime, thellimi i partneritetit me SHBA-në dhe BE-në, bashkëpunimi me fqinjët dhe shtetet e tjera demokratike të botës, si dhe integrimi i shtetit tonë në strukturat euroatlantike”, është thënë në komunikatën e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …