Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se sakrifica e Adem Jasharit dhe Familjes së tij është rast unik në historinë e njerëzimit. Mesazhi i saj u flet shekujve dhe gjithë popujve: Asgjë nuk është më e çmueshme sesa liria. Kështu tha ndër të tjera, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së. Në fjalimin e tij, Veseli tha se Kosova arriti lirinë, një ëndërr e Adem Jasharit dhe shumë dëshmorëve. Kreykuvendari theksoi se shteti ka shënuar mjaftë të arritura, por e presin edhe shumë sfida para vetës, në veçanti për zhvillim ekonomik.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …