Të mërkurën në Kuvendin e Kosovës mbahet seancë e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR

Të mërkurën në Kuvendin e Kosovës mbahet seancë e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR

Kryesia e Kuvendit që u mbledh sot ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca e jashtëzakonshme për përjashtimin e Agjencionit Kosovar të Akredimit nga EQAR.  Albulena Haxhiu deputete e Vetëvendosjes ka bërë të ditur se veç kësaj, edhe të enjten do të mbahet një seancë për dhunën në familje. Pikërisht me rastin e 8 marsit, ditës së gruas. “Debati për përjashtimin e Kosovës nga EQAR do të mabhet të mërkurën në ora 11:00. Kurse u vendos që të enjten të ketë seancë parlamentare për dhunën në familje”, tha Haxhiu. Ajo theksoi se në këtë mbledhje të Kryesisë nuk është diskutuar për Demarkacionin. Ndryshe Kosova ditë më parë u përjashtua nga Regjistri Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …