Bashkësia Islame e Kosovës vendos rregulla për të hyrë në xhami pas rritjes drastike të numrit të infektuarve

Bashkësia Islame e Kosovës reagon kundër deklaratave të “myftiut” të Beogradit Jusufspahiq

Në një deklaratë të Bashkësisë Islame të Kosovës thuhet se deklarimi i të ashtuquajturit  Myftiu i Beogradit, Jusufspahiq, se Kosova është Serbi, për Kryesinë e BIK-ut, besimtarët myslimanë të Kosovës dhe ata të Kosovës Lindore si dhe për gjithë popullin e Kosovës është  treguesi më i mirë për politizimin e fesë për interesa të ulëta e meskine të një njeriu që veten e quan myfti dhe që me vetëdije është vënë në shërbim të politikës serbe. Politika serbe, siç dihet, ka qenë antishqiptare, antiboshnjake e antimyslimane, përse më së miri dëshmuan luftërat e gjenocidi që ka bërë Serbia e Millosheviqit gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar në Kosovë e Bosnjë, përse është gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte.

I bëjmë me dije të ashtuquajturit Myfti të Beogradit se Kosova kurrë s’ka qenë pjesë e Serbisë e aq më pak djep i Serbisë. Ç’është e drejta, Kosova një kohë jo të shkurtë ka qenë e okupuar nga Serbia, por populli dhe paria e Kosovës kurrë nuk u pajtuan me okupimin serb dhe në vazhdimësi janë angazhuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Po ashtu i themi të ashtuquajtur Myfti të Beogradit, të bashkërenditurve me të dhe mentorëve të tij se Kosova tash e 19 vjet është e lirë, ndërsa tash e një dekadë shtet i pavarur e demokratik, i pranuar ndërkombëtarisht nga mbi 116 vende, andaj angazhimi  juaj për të “ruajtur” Kosovën në kuadër të Serbisë i përket së kaluarës, të cilën ne tashmë e kemi lënë prapa.

“Myftiu” i Beogradit edhe mund t’ia bëjë ndonjë argat politikës zyrtare serbe siç  edhe e  thotë në rastin e Gambias, por një duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë  se pavarësia dhe shtetësia e Kosovës janë arritje që nuk bëjnë kurrë prapakthim.

Po ashtu i bëjmë me dije se Kosova ka institucionet e saj fetare, të organizuara në kuadër të Bashkësisë Islame te Kosovës  e që kujdesen për besimtarët e saj, andaj Spahiqi s’ka pse të brengoset asgjë për myslimanët e Kosovës.

Deklaratat e Spahiqit nuk janë qëndrime të besimtarëve të Sanxhakut e assesi të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), madje jemi të bindur që nuk janë as qëndrime të atyre myslimanëve që jetojnë në Beograd.

“Myftiu” Jusufspasiq është myfti i politikës zyrtare serbe dhe paraqet vetëm qëndrimet e  mentorëve  të tij e assesi të besimtarëve myslimanë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …