Ngritet aktakuzë ndaj Enver Hasanit

Prokuroria
Speciale e Kosovës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka ngritur aktakuzë
ndaj të pandehurit, Enver Hasani për veprat penale ‘Falsifikim i dokumentit
zyrtar’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Në aktakuzë bëhet e
ditur se Enver Hasani, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, me
dashje, duke shfrytëzuar

mënyrë të kundërligjshme pozitën dhe autorizimin zyrtar me rastin e vendosjes
për kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, në mënyrë të
kundërligjshme ka nxjerrë aktvendim për papranueshmëri, nga i cili kanë
përfituar në mënyrë të kundërligjshme mandatet shtesë si gjyqtarë ndërkombëtar
në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, tre persona. Gjithashtu, i
pandehuri Hasani, me dashje ka shënuar të dhëna të rreme në aktvendimin e
njëjtë mbi papranueshmëri, duke e shënuar në faqen e parë të këtij aktvendimi
edhe emrin e një gjyqtari, si pjesëmarrës në trajtimin e kësaj çështje
kushtetuese, i cili nuk kishte marrë pjesë në trajtimin e kësaj çështje. Andaj
me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …