Policia suedeze po hetohet për
fshehje të sulmeve e dhunimeve të kryera nga emigrantët e refugjatët me
prejardhje nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Ngjarja në fjalë ka të bëjë
me një koncert të mbajtur në gusht të vitit 2015, ku një grup prej 50 të rinjsh,
kryesisht emigrantë, sulmuan me dhunë vajzat suedeze që ndodheshin në koncert,
madje duke kryer edhe përdhunime seksuale. Për arsye që ende nuk dihen, policia
suedeze e ka mbajtur të fshehtë këtë skandal. Ky lajm ka rritur së tepërmi pakënaqësinë
e qytetarëve suedezë ndaj sjelljeve të shfrenuara të emigrantëve. Vlerësohet se
në këtë shtet skandinav kanë arritur më shumë se 160 mijë azil-kërkues.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …