Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me ambasadorin gjerman, Christian Heldt, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë për krijimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren.
“Etapa e re e bashkëpunimit ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës – lajm i jashtëzakonshëm dhe mundësi për vende të reja të punës. Kampi i KFOR-it gjerman do të shndërrohet në prani të fuqishme ekonomike të shtetit mik. Me ambasadorin, Christian Heldt, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit gjerman, për krijimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren. Investimi më i madh i Gjermanisë është rast unik për aftësimin profesional të të rinjve, zhvillimin e shkencës, ndërmarrësisë dhe ekonomisë në Kosovë”, ka shkruar kryeministri Haradindaj në një postim të tij.