MEMORANDUM MIRËKUPTIMI MES KOMUNËS SË KAÇANIKUT DHE CDS-së

Kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nermin Mahmuti Drejtoresh Ekzekutive e CDF (Community Development Fund ) nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin “Building Resilience in Individuals and Communities in Kosovo(BRICK)”.

Ky projekt do të implementohet në të gjitha shkollat në Komunën e Kaçanikut, (cikli I mesëm I lartë) dhe nëpër shkollat e mesme në Komunën e Kaçanikut deri në fund të vitit 2019. Nxënësit përfitues do të mund të angazhohen në një apo më shumë aktivitete të organizuara nga ky projekti: trajnime për profesione të teknologjisë informative dhe ndërmarrësisë, përdorimit të sigurt të internetit, fushata vetëdijësuese, klubet e muzikës, sportit dhe teatrit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …