Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me “Open Data Kosovo” dhe “Girls Coding Kosova”, do të lansojnë aplikacionin social “Pritjet në Kufi”. Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme publikon vazhdimisht të dhëna për qytetarët në website-in zyrtar. Kjo ka ardhur si rezultat tek bashkëpunimi shumë i suksesshëm në mes të projektit “Techstitution” dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku si rezultat është ndërtuar aplikacioni social “Pritjet në Kufi”. Në këtë konferencë do të marrin pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, zëvendës-drejtori i UNICEF-Kosovo, James Mugaju, ndërsa projekti do të prezantohet nga znj. Blerta Thaçi. Lansimi i aplikacionit social “Pritjet në Kufi” do të mbahet nesër më 7 mars, e mërkure në hotel “Sirius” dhe fillon në ora 10:00.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …