Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë u mbajt një akademi përkujtimore në shënim të 20-vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe të Jasharëve të Prekazit.
Në Akademinë Përkujtimore kushtuar komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se nga familja Jashari kemi mësuar se liria ka vlerën me të madhe për një popull që ka të ardhme. Jasharët na mësuan se vetëm një popull që mbron lirinë e ka të ardhmen të sigurt. Ne lirinë tonë e përjetojmë më ndjenja, ne do të ia dalim ta bëjmë një Kosovë për ata që u flijuan. Ne jemi sepse ishim dhe do të jemi gjithnjë pjesë e familjes së popujve të lirë. Lavdi e përjetshme, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.
Në emër të familjeve të dëshmorëve, para të preanishmëve në Akademi u foli kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, i cili tha se ky manifestim u kushtohet jasharëve dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin e vendit.