Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Kuvendi mban debat parlamentar për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Kjo seancë është thirrur me kërkesën e deputetëve Avdullah Hoti dhe Arbërie Nagavci, të mbështetur edhe nga 38 deputetë të tjerë nënshkrues. Ndërhyrja e politikës në arsim, ka bërë që Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë të përjashtojë Agjencinë e Akreditimit të Kosovës. Kjo ka ndodhur për shkak të vendimit që është marrë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit dhe të menaxhmentit të Agjencisë së Akreditimit. EQAR ka konstatuar se, si pasojë e shkarkimit të bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ministri Shyqyri Bytyqi, agjencia më nuk është e aftë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe nuk është më në një pozitë që merr përgjegjësi të plotë për veprimet e veta.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …