Edhe pas dy vitesh, dështuan përpjekjet për zbardhje të rastit të vrasjes së mistershme të Donjeta Pajazitaj. Gjykata e Pejës (pas dy vitesh), mori vendim dhe shpallë të pafajshëm të dyshuarin për vrasjen e turpshme të Donjetës. Edhe pse, hetuesia për më shumë se dy vite angazhim të zbardhjes të së vërtetës, nuk arriti ta bind trupin gjykues, për ta shpallur fajtor të dyshuarin N. P. dhe ta dënon sipas Ligjit.
Qytetarët, kujt ti besojnë? Prokurorisë së shtetit, që përmes prokurores Valbona Haxhosaj, kishte ngritur Aktakuzë ndaj të dyshuarit N. P, e që në anën tjetër, avokatët e të dyshuarit, ishin vënë në mohim të saj. Apo, ti besojnë vendimit të trupit gjykues, nga i cili N. P, lirohet nga Aktakuza për vrasje të rëndë, sipas nenit 179 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Qytetarët, anekënd Kosovës, kishin shpresuar që së shpejti do vije deri te zbardhja e këtij rasti. Deçanasit, ende shpresojnë që rasti do zbardhët tërësisht, e drejtësia do thotë fjalën e duhur. Krimi nuk përkrahët, e as nuk fshihet. Dhimbja dhe solidariteti me familjen e të ndjerës, është i vazhdueshëm te qytetarët. Mbesim me shpresën se, hetuesia nuk do ndalet, deri në zbardhje të plotë të rastit, qoftë edhe në hapje të pistave tjera të hetimit. Hetuesia mund të ndihmohet edhe nga qytetarët me dhënie të informacioneve të çfarëdo natyre qofshin, e që qojnë në zbardhjen e vrasësit apo vrasëseve të Donjetës së njomë, e cila ishte mbajtëse e familjes së saj.
Prindërit e Donjetës dhe familjarët e saj, mbesin me shpresën se institucionet tona, do arrijnë të kapin autorët e krimit, e të njëjtit të marrin dënimin e popullit. Ne, vazhdojmë të besojmë në institucionet tona të hetuesisë dhe drejtësisë, përkundër këtij besimi në luhatje.