Opozita i ka dhënë opsione Qeverisë për zgjidhje, dorëheqjen e llogaridhënien në mënyrë që të kthehet sovraniteti i vendit, të kthehen kufijtë e Kosovës. Gjendja në Kosovë nuk është e mirë si rezultat i Qeverisë dhe i vendimeve të gabuara, veçanërisht i dy vendimeve të fundit që janë të rrezikshme, atij për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe “Zajednicës”, si dhe Demarkacionit ose vijës kufitare me Malin e Zi, ka thënë për mediet kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, Për ne ka qenë opsion tejkalimi i gjendjes me reflektim të qeverisë për ta anuluar marrëveshjen. Por, meqenëse ka munguar ky reflektim, ndërkohë morën vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe prapë po mungon reflektimi i Qeverisë. Prandaj ne kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie, si opsion te vetëm të daljes nga kriza”, ka shtuar më tej Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …