Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj: Kosova ofron ambient të mirë ekonomik dhe rini aktive

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj: Kosova ofron ambient të mirë ekonomik dhe rini aktive

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim nënkryetarin e komunës së Parisit, Christophe Girard, të cilit i ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Francës për projektet zhvillimore të Kosovës dhe për rrugën drejt integrimeve euroatlantike. “Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin bilateral me shtetin e Francës, si një prej partnerëve shumë të rëndësishëm të vendit, veçmas për ta vazhduar bashkëpunimin në projektet zhvillimore dhe kulturore, duke ofruar mbështetjen e plotë. Ne kemi resurse dhe ambient të mirë për planet e përbashkëta ekonomike dhe kulturore”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kurse nënkryetari i komunës së Parisit, Christophe Girard, i shoqëruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçmas në fushën kulturore, duke përmendur projektet konkrete që tashmë kanë lidhur me disa komuna të vendit. “Kosova është shembull i ecjes historike drejt jetësimit të lirisë. Sot e shohim këtë vend me njerëz shumë aktiv, kreativ dhe plot jetë. Kjo është vlera juaj e çmuar”, ka thënë Girard

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …