Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim deputeten shqiptare në parlamentin e Kroacisë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim deputeten shqiptare në parlamentin e Kroacisë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur sot një delegacion të komunitetit shqiptarë që veprojnë në Kroaci, të kryesuar nga Ermina Lekaj-Perlaskaj deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Republikës së Kroacisë, njëherësh edhe përfaqësuese e pakicave (shqiptare ,sllovene, maqedone, malazeze dhe boshnjake). Ministri Lekaj ka falënderuar deputeten Perlaskaj dhe komunitetin e bizneseve shqiptare në Kroaci, për interesimin e tyre për vendin tonë. Lekaj dhe deputetja Lekaj-Perlaskaj, kanë biseduar për disa projekte të infrastrukturës që janë duke u realizuar në vendin tonë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në lëmin e infrastrukturës. “Ne krenohemi me komunitetin shqiptar që ka qenë çdo herë afër Kosovës, e sidomos gjatë kohës së luftës, por edhe tani janë të interesuar që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë dhe t’i ndihmojnë zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë ministri Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …