Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka
deklaruar se Tirana dhe Prishtina nuk po i ndihmojnë shqiptarët e Kosovës
Lindore. Dy kryeqytetet shqiptare, sipas tij, po ofrojnë ndihmë vetëm të
nivelit formal. Ai ka shtuar se Shqipëria dhe Kosova nuk po i ndihmojnë
shqiptarët e kësaj pjese, ashtu siç bën Hungaria për bashkëkombësit e saj në
Serbi. “Është e drejtë legjitime e një shteti të kujdeset për bashkëkombësit e
vet. Secila qeveri mund të gjejë forma dhe metoda për t’i ndihmuar shqiptarët
këtu”, është shprehur Kamberi. Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë e ka
quajtur bajraktarizëm ekzistimin e tetë partive politike në një popullatë prej
56 mijë banorësh.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …