Zëvendësministri Thaçi: MTI ka dëshmuar se është dhe do jetë kujdestari më i mirë për prodhuesit vendorë dhe bizneset

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Faton Thaçi, në konferencën e organizuar nga Increase of Competitiveness and Export Promotion (ICEP), me temë: “Prezantimi i studimit për zinxhirin e vlerës në sektorin e drurit”, tha se sektori i përpunimit të drurit është njëri prej sektorëve të rëndësishëm në Kosovë, veçanërisht për nga numri i bizneseve dhe kontributi në punësim. Njëkohësisht, ky sektor së bashku me atë të ushqimit dhe materialeve ndërtimore kanë gëzuar një mbështetje edhe nga programet tjera në kuadër të asistencës për rritjen e aftësive konkurruese të grupeve të caktuara. Ndërkaq, koordinatorja e ekipit nga Bashkësia Evropiane Corinne Deleu ka deklaruar se sektori i industrisë së drurit është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i gatshëm për eksport. Përveç tjerash Thaçi tha se sektori i prodhimit të drurit dhe produkteve të drurit është njëri ndër kontribuuesit në punësimin e punëtorëve në Kosovë në vazhdimësi. Thaçi shtoi se një ndër infrastrukturat ligjore që ne iu kemi dhënë prioritet janë: Ligji për investime strategjike, që përfshihet edhe sektori i drurit; Ligji anti-dumping, që është ne zbatim e sipër; Ligji për masat mbrojtës dhe importe, që është në proces e sipër; Ligji i tregtisë së brendshme, që do të jetë në favor të prodhuesve dhe bizneseve; si dhe Ligji për materiale ndërtimore. Në fund të këtij takimi, zv/ministri Thaçi tha se ne si MTI kemi përkrahur dhe do t’i përkrahim prodhuesit me grande dhe subvencione si dhe kemi përkrahur promovimin e produkteve të tyre në panaire pjesëmarrëse në vende të ndryshme të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …