Me rastin e Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të mërkurën në takim një grup arsimtarësh, me ç’rast ka thënë se ende i ruan me

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Edukimi ka qenë shtyllë themelore në rrugëtimin tonë për liri

Me rastin e Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të mërkurën në takim një grup arsimtarësh, me ç’rast ka thënë se ende i ruan me nostalgji kujtimet për mësuesen e tij të parë. Veseli ka deklaruar se edukimi ka qenë gjithmonë shtyllë themelore në rrugëtimin tonë për liri. Sipas tij, në sfidat e dekadës së re të pavarësisë së Kosovës, investimi në dije dhe edukim është investimi më i sigurt për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Në memorien e secilit prej nesh, mësuesi zë një vend të veçantë. Ende i ruaj me nostalgji kujtimet për mësuesen time të parë, dhe kur shoh bashkëshorten time derisa kontrollon detyrat e nxënësve të saj, këto kujtime më bëhen edhe më të afërta. Sot, në Ditën e Mësuesit, pata nderin të pres në Kuvendin e Kosovës një grup arsimtarësh. Edukimi ka qenë gjithmonë shtyllë themelore në rrugëtimin tonë për liri. Sot, në sfidat e dekadës së re të pavarësisë së Kosovës, investimi në dije dhe edukim është investimi më i sigurt për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Urime 7 marsin, Ditën e Mësuesit”, ka shkruar Veseli në një potim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …