Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga të gjitha pozitat në lëvizjen Vetëvendosje. Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu ka thënë se qytetarët e Prishtinës nuk e kanë merituar dorëheqjen e Ahmetit.
“I kujtoj sikur sot, aktivistët e vullnetarët që punuan pa u ndalur që sot Shpendi të jetë në mandatin e dytë si Kryetar i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ata por mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës, s’e merituan dorëheqjen tënde Shpend! Ahmeti tashmë është rreshtuar në grupin e të pakënaqurve në Lëvizjen Vetëvendosje ose sic tashmë quhet, në krahun e Dardan Molliqajt”, ka shkruar ajo.