Përkujtohen dëshmorët e rënë në Betejën e Ivajës

Në përvjetorin e flijimit, në vendin e rënies mbi fshatin Ivajë të Kaçanikut, janë nderuar katër dëshmorët Murat Lika, Qani Luma, Raif Koraçi dhe Osman Luma, të rënë më 8 mars 1999 në betejën e Ivajës. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ka thënë se po përulemi këtu për t’i nderuar dëshmorët Murat Lika, Qani Luma, Raif Koraçi dhe Osman Luma, të rënë në njërën nga betejat më të mëdha të këtyre anëve. “Armiku kishte për qëllim të gjunjëzonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e të shuante vrullin çlirimtar, por falë shpirtit liridashës të këtyre dëshmorëve dhe dëshmorëve të rënë anekënd Kosovës, populli ynë sot gëzon lirinë. Ne sot ndihemi krenar sepse kemi lirinë dhe duhet punuar të gjithë së bashku për një jetë më të mirë, ashtu siç e deshën dëshmorët” tha mes tjerash Ilazi. Ndërkaq, Hajrush Kurtaj, ish zëvendëskomandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në emër të OVL-UÇK-së, e ka vlerësuar lartë gjakun e derdhur të dëshmorëve për liri e pavarësi të vendit. Ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve përshëndeti Mustaf Lika.

Në fund është shfaqur edhe një program kulturor nga nxënësit e shkollës së Ivajës, ndërsa janë bërë edhe homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve dhe ish veteranëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …