MASHT dekoron prof. Hasan Lokaj

Në kuadër të aktivitetit tashmë tradicional të MASHT-it me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit u vazhdua me dekorimin e mësimdhënësve të propozuar nga DKA-të nëpër komuna nga Ministria e Arsimit si dhe çmimin e mësuesit të vitit “Shaban Jashari”. Në këtë aktivitet ishte prezent me ftesë të MASHT-it edhe drejtori i Arsimit i komunës së Deçanit Qazim Maloku. Deçani thotë Maloku, pas marrjes së çmimit kryesor vitin e kaluar është i kënaqur me dekorimin nga MASHT-i të të propozuarit të tyre. Në kuadër të këtij aktiviteti nga komuna e Deçanit u dekorua mësimdhënësi i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” prof. Hasan Lokaj. Profesori i propozuar nga Drejtoria e Arsimit e komunës së Deçanit dhe i dekoruar nga MASHT-i, Hasan Lokaj sivjet mbush 38 vite pune në arsim, gjatë viteve 90 ishte po ashtu koordinator i emëruar nga Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Punktin e Prejlepit në mbajtjen e mësimit në variantin C në Xhaminë e fshatit Prejlep. Profesori është po ashtu edhe botues i një” Monografie” kushtuar Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Profesori këtë vit shkollor arrin moshën e pensionimit, pas një jete të tërë në shërbim të arsimit shqip!

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …