Zëvendësministri Rexhep Kadriu, inspektoi shembjet e rrugëve në Koshare, Kërrninë dhe Balincë

Zëvendësministri Rexhep Kadriu, inspektoi shembjet e rrugëve në Koshare, Kërrninë dhe Balincë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, inspektoi shembejt e rrugëve në segmntet Botushë-Koshare, Rakosh-Osojan në Kërrninë dhe aksin rrugor Prishtinë-Pejë në Balincë, të cilat kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të fundit atmosferike në vend. Fillimisht zëvendësministri Kadriu, i shoqëruar edhe nga dy menagjerët rajonal të Gjakovës, ka ndaluar në aksin rrugor Botushë-Koshare, ku ditë më parë ka patur degradim të rrugës. Kadriu tha se do të ngritet një komision i cili do të inspektojë dhe vlerësojë dëmet e shkaktura si dhe do të rekomandojë masat që duhen ndërmarrë në sanim të këtij segmenti rrugor. Kadriu poashtu tha se ka kaluar koha e ndërtimit të rrugëve emergjente dhe se tashmë duhet të ndërtohen rrugë cilësore dhe të standarteve të larta.

“Sot jemi në inspektimin e rrugës Botushë-Koshare, 8.3 kilometra e gjatë, ku ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në rrugë, investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe që ka patur një kosto prej 800 mijë eurosh së bashku me kostot shtesë. Këto rrëshqitje të dheut po na ndodhin në rrugë të reja të cilat janë ndërtuar në tri vitet e fundit. Ky është rasti i katër, edhe tri të tjera do t’i vizitojmë gjatë ditës. Kjo dukuri është shqetësuese për ministrinë dhe për ne që kemi marrë përgjegjësi karshi qytetarëve, për një standart të ri dhe më të mirë të rrugëve. Këto rrëshqitje po na ndodhin me reshje që nuk janë shumë të mëdha dhe në rrugë që janë lëshuar në qarkullim në vitin 2016 dhe kjo na bënë të kuptojmë që nuk ka pasur seriozitet në ndërtimin e këtyre rrugëve. Qeverisja e kaluar nuk është marrë me standart tjetër të ndërtimit të rrugëve. Ka kaluar koha e ndërtimit të rrugëve emergjente, sepse qytetarët e Kosovës duhet të kenë rrugë tjera dhe me standarte të larta. Tash duhet sanuar gjendja e rëndë dhe kërkon mjete shtesë që të përfundohet, mirëpo ne do t’i ndërmarrim masat dhe nga nesër do ta formojmë komisionin për të gjitha rrugët, ku ka patur rrëshqitje të dheut në Republikën e Kosovës, i cili do ta konstatojë pse ka ardhur deri te kjo situatë, kur kemi rrëshqitje dherash në rrugë”, deklaroi zëvendësministri Rexhep Kadriu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …