leoni

OVL e UÇK-së

OVL e UÇK, dega në Kaçanik, shënon 19-vjetorin e Betejës së 9 marsit të vitit 1999 në Kotlinë

OVL e UÇK, dega në Kaçanik, nesër  shënon 19-vjetorin e Betejës së 9 marsit të vitit 1999 në Kotlinë, dhe rënies heroike të dëshmorëve: Milaim Loku dhe Emërllah Kuçi. OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale  organizon një “Orë Përkujtimore” te shkolla e fshatit në orën 12:00,  pastraj vazhdon aktivitetet në vizitë në vendin e rënies në orën  13:30, ndërsa përfundon aktivitetet me  homazhe në Kompleksin e  Varrezave të Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në orën 14:30.

OVL-UÇK, dega në Kaçanik, sot shënoi  19-vjetorin e  Betejës së 8 marsit të vitit 1999 në fshatin Ivajë  dhe rënies heroike të dëshmorëve: Osman Luma, Qani Luma, Raif Koraqi dhe Murat Lika. OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale  dhe Shkollën “Dituria” në Ivajë ka mbajtur një “Orë Përkujtimore” në vendin e rënies së dëshmorëve, në Ivajë, duke filluar në orën 11:00

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …