Një vit e pesë muaj pas ngritjes së aktakuzës për gjoja krime lufte kundër Fatmir Limajt Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur të pafajshëm në lidhje me vrasjet e dy civilëve gjatë luftës në Kosovë: Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi nga fshati Bellanicë i komunës së Malishevës. Gjykata pas shqyrtimit të fakteve e dëshmive ka konfirmuar se nuk ka prova për elementet e veprës penale dhe i pandehuri, Fatmir Limaj lirohet nga aktakuza. Fatmir Limaj deri tani është liruar i pafajshëm nga të gjitha akuzat si nga ato të Gjykatës së Hagës ku ka qëndruar në burg disa vite, nga gjykatat e EULEX-it dhe gjykatat vendore në Kosovë, i pandehur për krime lufte dhe për krim ekonomik.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …