‘Kosova e Re’ do të shtrenjtojë rrymën deri në 50 përqind

Instituti për analiza ekonomike dhe financiare të
Energjisë në bashkëpunim edhe me KOSID-in, kanë paralajmëruar se ndërtimi i
termocentralit ‘Kosova e Re’, do të sjellë shtrenjtim të çmimit të rrymës elektrike
deri në 50 për qind. Në raportin “
Termocentrali i propozuar Kosova e RE: Barrë e pa
nevojshme me një çmim të paarsyeshëm”, thuhet se termocentrali në fjalë do të
ketë një kosto prej 4.2 miliardë euro, një çmim më të lartë sesa është
parashikuar nga Qeveria, çka do të sjellë rritjen e çmimit të energjisë deri në
50 përqind. Në këtë raport bëhet me dije se familjet mesatare në Kosovë do të
paguajnë 12.9 përqind të të ardhurave të tyre për energji elektrike, dy herë më
shumë se që paguajnë shumica e familjeve evropiane. Familjet me të ardhura të
ulëta dhe të mesme, sipas raportit, do të paguajnë 18 përqind të të ardhurave
të tyre vjetore për energji elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …